Historia Jonë
Në tryezën tuaj prej vitit 2005
Nga një sipërmarrje vendase me ambicien për të krijuar një kafe cilësore, Regina është rritur në një markë me prezencë rajonale. Ndërtuar mbi përvojën, përkushtimin dhe dashurinë për kafenë.
2005
2006
2010
2015
2018
2023
2005
ZANAFILLA E NJË VIZIONI
Kresha Prod nis rrugëtimin me pasionin dhe përkushtimin për të mjeshtëruar prodhimin e kafesë dhe për të sjellë në tryezat e konsumatorëve shijen, aromën dhe cilësinë më të lartë.
2006
GJITHCKA NËN NJË ÇATI
Me rritjen e kompanisë e kërkesave të tregut, Kresha ndërmerr një hap të rëndësishëm, duke investuar në ndërtimin e një fabrike që zotëron të gjitha proceset e përpunimit të kafesë.
2010
ÇDO DITË, NJË HAP MË PRANË
Regina nis të zgjerojë praninë e saj në Shqipëri. Një ekip i dedikuar dhe një rrjet shpërndarjeje në rritje, e sjellin markën çdo ditë më pranë bizneseve dhe konsumatorëve.
2015
NJË HAPËSIRË PËR TË ARDHMEN
Lind Oddo Caffé, kafeja jonë 100% Arabica, si rezultat i përvojës dhe pasionit tonë për t’u ofruar adhuruesve të kafesë një eksperiencë më të rafinuar, në konsulencë me mishelatorët më në zë të italisë, që ruajnë ekskluzivitetin e këshillimit të disa nga brandeve më të mëdha ndërkombetare.
2018
NJË FRYMË E RE
Pas më shumë se një dekade me logon ikonike të Regina Caffè, erdhi koha për një pamje të re që të pasqyronte më mirë rrugëtimin, përvojën dhe ambiciet tona, duke i dhënë një formë më moderne dhe më të përshtatshme për të ardhmen.
2023
NJË EKSPERIENCË E VEÇANTË
Lind ODDO Caffé, kafeja jonë 100% Arabica, si rezultat i përvojës dhe pasionit tonë për t’u ofruar adhuruesve të kafesë një eksperiencë më të rafinuar.
Çfarë na frymëzon
Përtej shijes dhe aromës së kafesë, janë bindjet, pasioni dhe parimet tona ato që na udhëheqin përpara, me siguri dhe përkushtim.
Misioni Ynë
Të ofrojmë standardin më të lartë të kafesë në cilësi, aromë dhe shije.
Vizioni Ynë
Të ndërtojmë nga Shqipëria një emër global në industrinë e kafesë dhe të kontribuojmë ekspertizë, inovacion dhe standarde të reja në të ardhmen e saj.
Vlerat Tona
Njerëzit. Cilësia. Integriteti. Shërbimi. Besojmë se marrëdhëniet afatgjata ndërtohen mbi punën e ndershme, cilësinë e qëndrueshme dhe kujdesin e vërtetë ndaj njerëzve që na zgjedhin.
Pse vazhdon tregu të zgjedhë Regina Caffé?
Vitet na kanë mësuar se një kafe e mirë nuk përcaktohet vetëm nga një element. Ajo është rezultat i cilësisë, përkushtimit, njerëzve dhe vëmendjes ndaj çdo detaji.
01
Cilësi në çdo hap
Nga përzgjedhja e kokrrave te pjekja, bluarja, paketimi dhe magazinimi, kujdesemi që çdo hap i procesit të përmbushë standardet tona.
02
Pranë klientëve tanë
Rrjeti ynë i shpërndarjes dhe ekipi i dedikuar na mbajnë pranë bashkëpunëtorëve dhe konsumatorëve që zgjedhin Regina Caffé çdo ditë.
03
Përvojë e pasur
Mbi dy dekada në industrinë e kafesë na kanë dhënë njohuritë për të kuptuar si produktin, ashtu edhe njerëzit që e shijojnë atë.
04
Gjithmonë në lëvizje
Nga teknologjia moderne e prodhimit te produktet dhe tregjet e reja, vazhdojmë të rritemi dhe zhvillohemi pa harruar çfarë na ka sjellë deri këtu.
Një botë shijesh, gati për t’u zbuluar.
Ajo që nisi si një ambicie për të krijuar një kafe të mirë shqiptare, është rritur në një kompani, një ekip dhe një komunitet të bashkuar nga i njëjti pasion. Dhe historia jonë sapo ka filluar.