Prodhim dhe furnizim

Produkti juaj. Ekspertiza jonë.

Nga kafeja dhe sheqeri te aksesorët dhe produktet e personalizuara, ju ndihmojmë të krijoni dhe furnizoni zgjidhje që mbajnë identitetin e biznesit tuaj.

Nga ideja te produkti

Nga prodhimi dhe përpunimi te paketimi dhe furnizimi, ne e kthejmë idenë tuaj në një produkt të gatshëm për treg.

Zgjidhje të personalizuara

Krijoni produktin tuaj

Kafe, sheqer, filxhanë dhe produkte të tjera mund të zhvillohen dhe personalizohen sipas nevojave dhe identitetit të brandit tuaj.

Rritemi bashkë me tregun

Ne besojmë se një kompani nuk rritet vetëm duke zhvilluar biznesin e saj. Rritja afatgjatë vjen edhe duke krijuar mundësi për partnerët, bizneset dhe tregun ku operojmë.

35 vite eksperiencë në kafe jeshile

Mbi 35 vite eksperiencë në tregun e kafesë jeshile na kanë krijuar një rrjet të konsoliduar dhe njohje të thellë të origjinave e cilësive të lëndës së parë, duke na lejuar të ofrojmë zgjedhje të sigurta dhe një raport të jashtëzakonshëm mes cilësisë dhe vlerës.

Infrastrukturë për prodhim

Kapacitetet tona na lejojnë të kontrollojmë çdo hap nga përzgjedhja dhe përpunimi i lëndës së parë, te prodhimi, kontrolli i cilësisë dhe paketimi nën brandin tuaj. Një proces i integruar nga fillimi në fund, që garanton kontroll më të lartë, qëndrueshmëri dhe cilësi në produktin final.

Partneritet, jo vetëm furnizim

Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me bizneset që punojnë me ne dhe të krijojmë zgjidhje që u përshtaten nevojave të tyre.

Një treg më i fortë për të gjithë

Duke bashkëpunuar me biznese të ndryshme dhe duke zhvilluar produkte të reja, synojmë të kontribuojmë në një treg shqiptar më të zhvilluar, konkurrues dhe krijues.

Keni një ide për një produkt?

Nëse kërkoni të krijoni një produkt nën brandin tuaj ose një zgjidhje të personalizuar për biznesin tuaj, ne mund t’ju suportojmë.

Scroll to Top