Regina Caffé

Kultura e kafesë në çdo kokërr

Regina Caffé sjell në filxhanin tuaj shijen dhe aromën e pakrahasueshme të kafesë, trashëguar me fanatizëm dhe mjeshtëruar deri në përsosmëri.

Çdo ditë, me të njëjtin pasion

Jeta ndërtohet nga ritualet e vogla të përditshmërisë. Kafeja që zgjidhni të konsumoni ju shoqëron çdo ditë, ndaj duhet të zgjidhni më të mirën. Te Regina Caffé, sigurohemi që dita juaj të pasurohet me të njëjtin pasion që ne ndajmë për shijen dhe cilësinë.

Misioni ynë

Regina Caffé synon të ofrojë përzgjedhjen më cilësore të kafesë në treg. Misioni ynë është të sjellim në tryezat e shtëpive apo bizneseve tuaja një produkt të kuruar me imtësi. Nga origjina e kafesë, deri te procesi i pjekjes dhe bluarjes, gjithçka merr vëmendjen e duhur.

Çfarë na bën të veçantë

Standardi i Cilësisë

Çdo produkt që ne ofrojmë është testuar dhe përzgjedhur përmes një procesi rigoroz.

Pasioni dhe Ekspertiza

Ekipi ynë është i apasionuar dhe i përkushtuar pas kafesë. Asnjë prej nesh nuk do të tregtonte një kafe, të cilën nuk do ta konsumonte vetë.

Besimi Juaj

Gjatë viteve kemi bashkëpunuar me qindra biznese HoReCa dhe qindra-mijëra konsumatorë. Besimi juaj është dëshmia që çmojmë më shumë për cilësinë e produkteve tona.

Karriera

Bëhu pjesë e ekipit tonë

Dëshiron të punosh në industrinë e përpunimit dhe prodhimit të kafesë? Po kërkon një ambient pune që ofron paga konkuruese dhe mundësi zhvillimi? Gjithmonë jemi në kërkim të profesionistëve të aftë e të përkushtuar.

IMGP2554

Gama e produkteve

Zbuloni produktet tona

Scroll to Top