Tiranë, Shqipëri
Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për funksionimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e sistemeve elektrike, makinerive dhe pajisjeve të fabrikës, duke garantuar sigurinë, vazhdimësinë dhe efikasitetin e proceseve të prodhimit dhe paketimit te kafes në përputhje me procedurat teknike dhe të sigurisë në punë.
Detyrat
- Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e instalimeve dhe pajisjeve elektrike të fabrikës.
- Kontrolli i sistemeve elektrike të makinerive të prodhimit, pjekjes, bluarjes dhe paketimit të kafes.
- Identifikimi, diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike dhe elektronike.
- Bashkëpunimi me teknikët dhe punonjesit e sektorit te prodhimit për zgjidhjen e cdo problematike.
- Kontrolli i parametrave elektrikë dhe identifikimi i problematikave që mund të ndikojnë në procesin e prodhimit.
- Bashkëpunimi me kompani të jashtme për servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, kur është e nevojshme.
- Mbajtja e dokumentacionit teknik dhe regjistrave të mirëmbajtjes.
- Sigurimi që pajisjet dhe instalimet elektrike të funksionojnë në përputhje me standardet e sigurisë.
- Kontrolli i sistemeve të ndriçimit, furnizimit me energji, gjeneratorëve dhe pajisjeve të tjera elektrike të fabrikës.
- Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe i procedurave të kompanisë.
- Permiresim dhe automatizim i proceseve ekzistuese.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Elektronike ose fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira të instalimeve dhe sistemeve elektrike.
- Përvojë pune në ambiente prodhuese përbën avantazh.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të bashkëpunuar me departamentet e prodhimit dhe teknikes
Për të aplikuar për këtë pozicion pune ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit hr@kresha.al ose na kontaktoni ne numurin e telefonit +355682061491